Ndërkohë që organizimi i një eventi të madh e të rëndësishëm përbën kulmin e suksesit tuaj, grupe të mëdha njerëzish mund të dalin shpejt jashtë kontrollit nëse nuk planifikoni siç duhet. Në festivale dhe koncerte, veçanërisht kur konsumohet alkol, edhe eventet e mirë-organizuara përballen me nevojën e asistencës mjekësore. Kjo është arsyeja përse “Siguri Inteligjencë” ofron asistencë mjekësore në vendngjarje, duke ndihmuar në mbarëvajtjen dhe sigurinë e festës dhe të ftuarve tuaj.
Kur përpiqeni të merrni leje pranë strukturave të bashkisë ose komunave, shanset tuaja për miratimin e lejes do të jenë më të larta nëse keni një plan të qartë veprimi në rast emergjence mjekësore. Të gjitha strukturat tona të emergjencës dhe asistencës mjekësore janë trajnuar jo vetëm në ofrimin e ndihmës së parë, por edhe në trajtimin e raste më të vështira të emergjencës mjekësore. Stafi i emergjencës mjekësore është i trajnuar për t’u marrë me turmat e mëdha dhe situatat potencialisht të rrezikshme. Përveç kësaj, ata trajtojnë me kujdes incidente më të vogla, si plagë ose reaksione alergjike.
Ndërkohë që të gjithë shpresojnë që eventi i tyre nuk do të ketë nevojë për emergjence mjekësore, është e pamundur të parandaloni plotësisht që kjo të ndodhë. Përgatituni edhe për raste të tilla dhe kontaktoni “Siguri Inteligjencë” në ( +355 ) 69 20 20 512 për shërbimet e sigurisë dhe asistencës mjekësore.