Punojësit e sigurisë private janë pjesë e përditshmërisë në ndërtesat oficiale të Tiranës, komplekset rezidenciale dhe ambientet e zhvillimit të eventeve. Referuar statistikave të punësimit, qyteti i Tiranës zë vendin e parë për punësimin e punonjësve të sigurisë në shkallë vendi. Le të hedhim një vështrim në rolin e punonjësve të sigurisë private dhe mënyrës se si “Siguri Inteligjencë” i’u asiston në nevojat tuaja.
Detyrat e punonjësit të sigurisë private janë ruajtja, patrullimi dhe monitorimi i zonave për parandalimin e vjedhjeve, dhunës dhe veprimeve të tjera të jashtëligjshme. Sipas ligjeve në fuqi, punonjësi i sigurisë private është një profesionist i cili nuk është i punësuar si polic apo investigator privat, dhe është i ngarkuar në kryerjen e një ose më shumë nga detyrat e mëposhtme:
Punonjësit e Shërbimit të Sigurisë mbrojnë kategori të ndryshme të njerëzve, ndërkohë që këta të fundit janë të angazhuar në rutinën e aktiviteteve të përditshme. Punonjësve të sigurisë private i’u është besuar siguria e njerëzve dhe pronave. Kjo do të thotë që ata punësohen rregullisht në mbrojtjen e kandidatëve politikë, punonjësit ekzekutivë, stafet e muzeumeve, personelë ushtarakë, tifozë sporti, ndjekës të koncerteve, bankierë dhe njerëz të famshëm.
Parandalimi është synimi parësor i punonjësve të “Siguri Inteligjencë”, të cilët punojnë shumë për të parandaluar çdo incident dhe shkelje ligjore.
Punonjësit e sigurisë private punojnë në industri dhe degë të ndryshme. Do t’i hasni punonjësit e shërbimit të sigurisë private në spitale, shkolla, agjensi transporti dhe shtetërore. Punonjësit e sigurisë private janë gjithashtu të nevojshëm për mbajtjen e turmave nën kontroll dhe të sigurtë gjatë koncerteve, eventeve sportive, tubimeve politike, sociale etj.
Në varësi të çështjeve të sigurisë për të cilat keni nevojë, punonjësit e shërbimit të sigurisë privatë patrullojnë për të mbikëqyrur hyrjet kryesore në kompani të mëdha, sigurojnë transportin e mallrave, apo ruajtjen e parave cash dhe sendeve me vlerë. Ne mund t’ju asistojmë gjithashtu me shërbime sigurie për patrullime në lagje, qendra tregtare, institucione fetare, universitete, komunitete të mbyllura, parkingje, ndërtesa, galeri arti dhe shumë vende të tjera. Në disa ambiente kërkohet përdorimi i kamerave me qark të mbyllur CCTV, ose qen roje për t’i ardhur në ndihmë punonjësve të sigurisë.
Punonjësit e sigurisë private ndjekin trajnime të shumëfishta me qëllim përgatitjen e tyre profesionale në përballimin e çdo situate të paparashikuar gjatë detyrës. Aktet ligjore në fuqi kërkojnë që të gjithë punonjësit e sigurisë private të përfundojnë me sukses trajnime profesionale në fushën e sigurisë private.
Kurset e trajnimit për punonjësit e sigurisë private të pa-armatosur përfshijnë kurse trajnimi fillestare 8 orëshe të para-caktuara dhe kurse trajnimi 16 orëshe në vendin e punës, gjithashtu dhe 8 orë vjetore trajnim në shërbim. Punonjësit e sigurisë private të armatosur ndërmarin trajnime shtesë, që zakonisht përfshin 47-orë kurse trajnimi për armë zjarri dhe 8 orë trajnim vjetor në shërbim dhe për armë zjarri.
Disa punonjës të sigurisë private trajnohen të përdorin detektorë metali dhe pajisje me rreze-x për të kontrolluar bagazhet për mjete të rrezikshme. Pajisjet dhe teknologjia që kërkohet në punë përfshin, elektrik dore, pranga, pistoleta, kuti të ndihmës së parë dhe programe për pyetje bazë dhe përpunim teksti. Punonjësit tanë të sigurisë private janë gjithashtu të talentuar në dëgjim aktiv, në të menduarit kritik, në ndjeshmërinë e problemit dhe në punën ekipore bashkëpunuese.
Tirana është qytet me shumë lëvizje dhe qendër kryesore e shumë zyrave qëndrore të korporatave, eventeve dhe njerëzve të famshëm. Për të mbajtur të sigurtë asetet e biznesit, pronat, njerëzit etj, nevojiten punonjës sigurie me profesionalizëm të lartë dhe eksperience të gjatë.
Në “Siguri Inteligjencë”, punonjësit e shërbimit të sigurisë private bëjnë më shumë sesa monitorimi i hyrjeve dhe daljeve. Ata përcjellin në publik praninë e autoritetit dhe sigurisë. Përveç detyrave jetësore, ne jemi të përgatitur të shkruajmë raporte mbi parregullsitë gjatë aktivitetin ditor, hetim të shqetësimeve të ndryshme, ndërveprim me vizitorët, bashkëpunim me policinë lokale dhe zjarrëfikësit në raste emergjencash.
Ne punësojmë ekipe punonjësish të çertifikuar dhe të dedikuar që njohin qytetin e Tiranës shumë mirë. Pavarësisht se në cilën industri operoni apo çfarë nevoje keni për mbrojtje, ne ju ofrojmë personel sigurie me eksperiencë që përmbush nevojat tuaja. Nga ekspertiza e një ish punonjësi policie në pension, ose specialist ushtrie deri tek punonjësit e sigurisë, klientët tanë janë vazhdimisht të kënaqur nga personeli ynë. Kur stafi ynë është në punë, ju mund të rrin të sigurtë që nevojat tuaja janë të plotësuara.
Punonjësit tanë të sigurisë jo vetëm parandalojnë krime si, dhuna, vjedhjet dhe trafikimi, por ato sigurojnë hyrjet dhe daljet, verifikim identiteti dhe shitjet e produkteve, si dhe mirëpresin dhe drejtojnë klientët. Punonjësit tanë të sigurisë mbrojnë bizneset, pronat, punonjësit dhe klientët tuaj, duke ju dhënë mundësinë të përqëndroheni në biznesin, anagazhimet dhe jetën tuaj të përditshme.
Na kontaktoni sot në (+ 355 ) 69 20 20 512, ose nëpërmjet postës tonë elektronike info@siguriinteligjence.com për të mësuar se si mund t’ju shërbejmë për mbrojtjen e biznesit dhe personave që keni për zemër.