“Siguri Inteligjencë” ofron shërbime të sigurisë private për Evente Speciale, Panaire Tregtare, Ceremoni të Dhënies së Cmimeve, Lançim i Produkteve të Reja, Koncerte, Ndërtesa, Zyra, Shkolla, Kolegje, Hotele, Vende të Adhurimit të Zotit dhe shumë ambiente të tjera, të mëdha ose të vogla, në të gjithë Shqipërinë. Nga punonjës të sigurisë private veshur me kostum, deri tek ata me uniformë dhe agjentë të fshehtë, ne ofrojmë shërbime të sigurisë private sipas nevojave tuaja.
“Siguri Inteligjencë” nuk ofron vetëm punonjës të sigurisë private, por ndihmon në mbarëvajtjen e eventit tuaj dhe suksesit të tij. Zbuloni shërbimet e shumta që ofrohen nga ana jonë, ku mbi të gjitha ne marrim përsipër: nxjerrjen e lejes së posaçme nga organet kompetente për zhvillim eventesh, kujdes të veçantë ndaj të ftuarve specialë, menaxhim të trafikut në zonën e eventit, sigurim i ndihmës së parë mjekësore etj.