Në qytetin e Tiranës, siguria dhe qetësia në evente dhe festa, veçanërisht në evente ekskluzive si, shfaqjet e modës, filmat, shfaqjet televizive, teatrale, lançim i produkteve, ceremonitë e dhënies së çmimeve ose ceremoniale/pritje të ndryshme, merr rëndësi të veçantë. Kompanitë dëshirojnë të ndjehen të sigurta se kanë kontraktuar punonjës të aftë për mbajtjen e ambientit të sigurtë, monitorim të hyrjeve, kontroll të ID-së, biletave etj.
Kompania “Siguri Inteligjencë” ofron siguri private për eventet ne qytetin e Tiranës dhe jashtë saj. Stafi i saj përbëhet nga punonjës shërbimi të sigurisë private të trajnuar dhe çertifikuar në Shqipëri dhe jashtë saj.
“Siguri Inteligjencë” përdor proçes verifikimi të avancuar duke siguruar të ftuarit të ulen në vendet e tyre. Gjithashtu kompania formon rrjet sigurie të lartë për ndërtesat oficiale, institucionet shtetërore, kompanitë private, me qëllim parandalimin e vjedhjeve dhe hyrjeve të paautorizuara.
Stafi ynë ngarkohet me një sërë detyrash si, menaxhimi i trafikut, nxjerrja e lejeve të posaçme, projektimi i planeve të sigurisë. Gjithashtu stafi ynë shërben edhe si shoferë dhe shoqërues personalë për miqtë specialë. Planifikuesit e eventeve mund të fokusohen plotësisht tek detyrat e tyre, ndërkohë që punonjësit tanë të shërbimit të sigurisë trajtojnë detajet e sigurisë në mënyrë profesionale dhe diskrete.