“Siguri Inteligjencë” nuk ofron shërbime të sigurisë private 24 orë vetëm për bizneset dhe zyrat e korporatave, por edhe për institucionet e arsimit të të gjitha niveleve. Ekspertiza dhe masat e sigurisë ofrohen për institucionet shkollore të çdo niveli, kolegji, konvikti, madje edhe për ceremonitë e diplomimit. Nga niveli arsimor para-shkollor deri tek ai universitar, ne posedojmë burime njerëzore dhe ekspertizën e nevojshme për t’iu ofruar sigurinë që i mungon shkollës suaj.
Ne i’u vëmë në dispozicion oficerë me përvojë që veprojnë në vijën e parë të mbrojtjes kundër veprimeve kriminale dhe vjedhjes. Punonjësit tanë të sigurisë janë trajnuar për t’iu bashkuar forcave të policisë në rast nevoje. Ata shfaqin profesionalizëm për të bashkëvepruar çdo ditë me studentët dhe individët që përbëjnë rrezik, si dhe publikun e gjerë. Ne jemi të përkushtuar për një prezencë të fortë tonën në shkollat e të gjitha niveleve, përmasave dhe klasave.
Këto janë disa nga mënyrat që punonjësit tanë të sigurisë private shfrytëzojnë për të mbajtur shkollat e sigurta:
Shërbimi i Sigurisë Private i mban shkollat më të sigurta, por gjithashtu krijon qindra vende pune për oficerët e sigurisë të trajnuar mirë, të kualifikuar dhe të kujdesshëm. Siguri Inteligjencë është eksperti juaj lokal në çështjet e sigurisë dhe ne ndihmojmë shkollën tuaj me nevojat e saj të sigurisë.
Për të mësuar më shumë rreth asaj se si punonjësit tanë të sigurisë e bëjnë shkollën tuaj më të sigurt, na kontaktoni në ( +355 ) 69 20 20 512. Shkollat janë vend edukimi dhe frymëzimi, por jo frike dhe dhune. Në Siguri Inteligjencë, ne do të përballemi me të gjitha shqetësimet tuaja që lidhen me sigurinë, kjo me qëllim që shkolla ose kolegji juaj t’i kthehet mësimdhënies, ndërsa studentët t’i kthehen orëve të mësimit.