Truprojat janë individë të trajnuar profesionalisht, të cilëve i është besuar siguria e individit. Ata punojnë për persona me famë, drejtues të korporatave, figura politike dhe individë në rrezik të lartë ndaj sulmeve personale. Shërbimi i mbrojtjes me truprojë ofruar nga agjensia e specializuar “Siguri Inteligjencë”, nënkupton shoqërimin tuaj me truprojë në evente publike, identifikim të rreziqeve potenciale, gjetje paraprake e rrugëve të shpëtimit dhe siguri të plotë të jetës suaj.
Truproja punon kryesisht vetëm, por edhe si pjesë e një skuadre sigurie. Ata qëndrojnë gjithmonë afër klientit për të vëzhguar ambientin përreth dhe parandalojnë përshkallëzimin e situatave të rrezikshme. Truproja e “Siguri Inteligjencë” posedon armë ose paralizues elektrik, ndërsa i është nënshtruar trajnimeve të specializuara dhe çertifikimit, për veprime operacionale të sigurta në rast emergjence. Atajanë të aftë në përballimin e situatave potencialisht të rrezikshme dhe përmbushin çdo detyre me profesionalizmin dhe diskrecion.
Drejtuesit e profilit më të lartë të biznesit shpesh janë target grup i prekshëm kur vizitojnë qytete të huaja, ose kur mbajnë me vete materiale të rëndësisë së veçantë. Truprojat e mbrojtjes ekzekutive janë gjithashtu të nevojshëm në situata armiqësore, mosmarrëveshje në marrëdhëniet e punës, udhëtime të planifikuara dhe transportit të aseteve me vlerë.
Si më poshtë janë parashtruar disa prej shërbimeve që ofrojnë specialistët e mbrojtjes ekzekutive pranë “Siguri Inteligjencë”:
Një arsye e zakonshme që njerzit kërkojnë shërbimin e truprojës është për mbrojtje personale. Shërbimi i Mbrojtjes me Truprojë është kryesisht i vlefshëm për ata njerëz që janë në rrezik potencial ndaj sulmeve personale. Truprojat e Mbrojtjes Personale ndihmojnë grupe të ndryshme njerëzish të cilët ndjehen të kërcënuar.
Është mjaft e rëndësishme që truprojat e mbrojtjes personale të jenë në dispozicion 24/7, madje edhe në fundjavë, gjatë natës dhe pushime. Ne e vlerësojmë maksimalisht sigurinë tuaj dhe i’u sigurojmë shërbim truprojë të shumëfishtë, me ndërrim turnesh, për sigurinë tuaj të plotë.
Shërbimi i mbrojtjes personale të truprojës shpesh përfshin përgjegjësitë e mëposhtme, për të cilat ekipi i profesionistëve të “Siguri Inteligjencë” mund t’i trajtojë pa dyshim për ju.
Aktorë, muzikantë, politikanë dhe drejtues të kompanive tregtare shpesh kërkojnë mbrojtje speciale dhe diskrete. Në “Siguri Inteligjencë” ne ofrojmë siguri VIP për personat e famshëm, të cilët kanë nevojë të ndihen të mbrojtur nga media, gazetarë, ish- të dashur, fansa të fiksuar dhe shumë të tjerë.
Disa nga detyrat më të zakonshme që truprojat e “Siguri-Inteligjencë” i shërbejnë klientëve rregullisht:
Mediat shpesh e portretizojnë imazhin e një truproje si figurë të rëndë dhe frikësuese; Megjithatë tipe të ndryshëm truprojash i përshtaten më së miri klientëve të veçantë dhe specifikave të situatës. Për shembull stilet e truprojave mund të jenë të ndryshëm në varësi të asaj që ka nevojë klienti si, mbrojtje ekzekutive, personale, ose mbrojtje VIP.
Disa nga karakteristikat më të rëndësishme që duhet të kërkoni nga një truprojë.
Në varësi të nivelit të sigurisë që i’u nevojitet, “Siguri Inteligjencë” vë në dispozicionin tuaj truproja të armatosur ose të pa-armatosur, shoferë dhe shoqërues, që mbajnë njerëzit tuaj të sigurtë. Ne jemi të specializuar në mbrojtjen e njerëzve nga kërcënimet personale dhe sendet me vlerë.
Qëndroni të qetë se, siguria juaj do trajtohet me profesionalizëm dhe diskrecion, pasi stafi ynë i truprojave është i përbërë nga ish punonjës policie, oficerë të tjerë nga fusha e mbrojtjes së ligjit dhe personel ushtarak, me eksperiencë të gjatë në mbrojtjen personale.
Kurdoherë që do të merrni në konsideratë punësimin e një truproje për një ditë të vetme, apo një periudhe të caktuar kohe, na kontaktoni në ( +355 ) 69 20 20 512 për t’u njohur nga afër me shërbimet tona të specializuara.