Shërbim Sigurie Private me Punonjës të Armatosur & Pa-armatosur

Në organizimin e një eventi të rëndësishëm, apo kur një kompanie i duhet të sigurojë ambientet e saj, punonjësit e sigurisë private kthehen në domosdoshmëri. Instalimi i kamerave të sigurisë është efektiv për monitorimin e ambienteve, por nuk siguron deri në atë nivel sigurie që ofrohet nga punonjësit e sigurisë private. Këta të fundit janë trajnuar për ruajtjen e objekteve dhe zbatimit të rregullave specifike. N.q.s., pas dyerve të një kompanie është duke u dizenjuar një produkt i rëndësishëm, prezenca dhe asistenca e stafit të trajnuar të sigurisë private kthehet në vlerë për çdo kompani.

Detyra të caktuara kërkojnë shërbim të sigurisë me armë, ndërsa detyra të tjera trajtohen më mirë me shërbime të paarmatosura të sigurisë. Ne përcaktojmë se cili lloj shërbimi i sigurisë private i përshtatet më së miri nevojave tuaja.

DETYRAT E PUNONJËSIT TË SIGURISË PRIVATE

Ekipet tona të sigurisë private asistojnë në përmbushjen e një numri të konsiderueshëm detyrash, përtej thjesht monitorimit dhe sigurimit të rendit. Ata janë përgjegjës për marrjen e lejeve, drejtimin e trafikut, madje edhe asistencës mjekësore në vend. Punonjës të armatosur dhe të pa-armatosur janë të gjithë në dispozicion, varësisht nga nevojat e kompanisë suaj. Duke marrë parasysh se çfarë i nevojitet  klientit, “Siguri Inteligjencë” vë në dispozicionin tuaj ekip profesionist.

ROJE SIGURIE TË PAARMATOSUR

Në disa ambiente nuk është domosdoshmëri prania e punonjësve të armatosur, siç janë shkollat ​​dhe institucionet e tjera lokale, pasi në to është i rëndësishëm thjesht monitorimi i hyrjeve. Prezenca e një autoriteti të sigurisë fizike në objekt, bën të mundur pengimin e aktiviteteve të paligjshme, pa frikësim dhe risk të lartë.

Për shembull, shërbim i sigurisë pa armë ofrohet për parandalimin e veprimeve të tilla si, zhurma, vandalizmi, vjedhje etj. Objektet që kryesisht ruhen me punonjës të paarmatosur janë dyqanet, vendet sportive dhe plazhet publike. Zakonisht bizneset kontraktojnë shërbim me punonjës sigurie të pa-armatosur.

Gjithashtu, njerëzit kanë më shumë gjasa të shohin një roje të paarmatosur si figurë më miqësore dhe të afër, i cili nga ana tjetër siguron ndihmë dhe mbrojtje. Në këtë mënyrë, punonjësit e pa-armatosur të sigurisë janë zgjidhje e favorshme në biznezet e vogla dhe të mesme, si dhe ndërtesat rezidenciale. Edhe pse nuk mbajnë armë zjarri, ata janë në formë të mirë fizike dhe trajnohen në teknikat e mbrojtjes.

ROJE SIGURIE  TË ARMATOSUR

Megjithatë, për nivel më të lartë sigurie, punonjësi i armatosur është domosdoshmëri. Bizneset dhe pronat që janë objektiv  vjedhje, sulmi, kërcënimi,  kërkojnë shërbim sigurie me armë. Shërbimi me armë është gjithashtu i vlefshëm në vendbanimet ku vjedhjet janë probleme të zakonshme. Bizneset që zakonisht punësojnë shërbim sigurie me armë janë dyqanet e bizhuterive, dyqanet antike të rralla, galeritë e artit dhe institucionet financiare.

Rojet e sigurisë të armatosur përcjellin në publik autoritet dhe frikë, ndërsa përdorin forcë në rast nevoje. Ata janë jo vetëm të trajnuar në përdorimin e armëve të zjarrit, por gjithashtu kanë temperamentin e duhur dhe gjykimin e mirë për të ditur se kur dhe si t’i përdorin ato. Veçanërisht kur përdorimi i armëve kthehet në mundësi, është mjaft e rëndësishme të punohet me kompani të besueshme të shërbimit të sigurisë private, për të siguruar profesionalizëm në nivel më të lartë.

ZGJEDHJA E LLOJIT TË DUHUR TË SHËRBIMIT TË SIGURISË

Ekzistojnë një sërë faktorësh që duhen marrë parasysh kur zgjidhni të punësoni një punonjës sigurie me armë ose pa armë. Së pari, parashtrojini vetes tuaj pyetjen se cili është qëllimi juaj në kontraktimin e shërbimit të sigurisë private. Nëse jeni i shqetësuar për sulme të mundshme dhe për sigurinë e miqve tuaj, atëherë një punonjës i armatosur është opsioni juaj më i mirë. Rojet e armatosur ofrojnë nivel të lartë profesionalizmi dhe sigurisë aktive.

Por, në  ambiente të caktuara, njerëzit frikësohen pa shkak nga prania e punonjësve të armatosur. Merrni në konsideratë llojin e mesazhit që doni t’i përcillni punëtorëve, konsumatorëve, klientëve apo thjesht njerëzve që kalojnë aty pranë. Drejtuesit ekzekutivë që punësojnë roje sigurie të armatosur, mund të riskohen deri në përgjegjësinë e mundshme në rast incidenti.

Një konsideratë tjetër, është hapsira e buxhetit tuaj për kontraktimin e shërbimeve profesionale të sigurisë. Për shkak të natyrës së punës, i’u kushton më shumë të punësoni një roje të armatosur sesa të pa-armatosur. Kjo për shkak se niveli i trajnimit dhe përvojës së punonjësve të armatosur është më i lartë. Ndërsa punonjësit e paarmatosur zakonisht janë zgjedhje e volitshme, mos lejoni që kostoja të ndikojë në vendimin tuaj për të lënë pronën ose ngjarjen pa  mbrojtje. Humbjet e mundshme të funksionimit të një objekti të pasiguruar tashmë tejkalojnë investimet e punonjësve profesionistë.

 

 

Na Shkruaj

Kontakte