Shërbim Sigurie Private per Evente Speciale

“Siguri Inteligjencë” ofron shërbime të sigurisë private veçanërisht për eventet e modës, duke filluar nga siguria në hyrje deri tek siguria e pasarelës. Pamvarësisht nga madhësia e eventit, ne disponojmë burime dhe aftësi profesionale, duke i’u siguruar mbulim të plotë të të gjitha aktiviteteve, ku përfshihen: Leja Akustike; Mbikqyrje e Hyrjeve dhe Daljeve; Logjistika e Trafikut; Shërbim Truprojë, Patrullim dhe Ruajtje 24 orë në ambient të brendshëm dhe të jashtëm.

Ne thjeshtojmë operacionet e mbarëvajtjes së eventit dhe marrim përsipër të eliminojmë çdo veprim të panevojshëm, të cilët i’u irritojnë. Eventet e orintuara drejt argëtimit janë një ndë specialitetet tona- nga eventet e modës, lançimit të produkteve të reja deri tek “ Joga në Park” – ne mbulojmë të gjitha nevojat e eventeve speciale që organizohen në qytet.

Departamenti ynë i eventeve speciale ofron program sigurie gjithëpërfshirës për promovime, premiera filmi dhe teatri, lëshim të autografeve, hapje e galerive të artit, darkat e mbledhjes së fondeve dhe shumë lloje të tjera eventesh. Siguri Inteligjencë është i aftë t’ju ofrojë shërbime sigurie profesionale dhe të mirë manaxhuara në mënyrë pro-aktive, në përshtatje me  sfidat e sotme të fushës së sigurisë private.

 

Na Shkruaj

Kontakte