“Siguri Inteligjencë” ofron shërbime të sigurisë private në të gjithë Shqipërinë. Koncertet qofshin të mëdha apo të vogla, janë evente ku siguria është domosdoshmëri. Për shkak të ambientit me energji të lartë, turmave dhe konsumit të alkolit, në koncerte krijohet gjithmonë kaos. Agjentët e “Siguri Inteligjencë” janë trajnuar për mbajtjen e turmave nën kontroll, në rrethana ku ka konsum të tepërt të alkolit dhe dhunë si pasojë e saj.
“Siguri Inteligjencë” menaxhohet nga ish-punonjës policie dhe detektivë privatë dhe ofron shërbimet më të mira në fushën e sigurisë private. Pjesë e stafit tonë janë vetëm punonjësit më të kualifikuar, duke i dhënë klientëve siguri dhe qetësi në mendje Në fakt, 97 % e klientëve tanë kthehen në agjensinë tonë për kontraktimin e shërbimeve të tjera të sigurisë.
Jo vetëm që ofrojmë shërbime sigurie dhe manaxhim turmash për koncerte dhe evente, por gjithashtu ofrojmë lehtësira si kontroll në hyrjet e koncerteve me punonjës sigurie të veshur me uniformë, dhe shërbimin e parkimit për miqtë dhe të ftuarit specialë. Përveç shërbimit special të sigurisë së eventeve, ne gjithashtu ofrojmë siguri shtesë për personazhet VIP-të dhe të famshëm.
Si një ndër agjensitë më të mira në qytetin e Tiranës, “Siguri Inteligjencë” garanton marrëdhënie profesionale me klientët. Ne i kemi provuar vetes se jemi të besueshëm, efektivë dhe gëzojmë reputacion të lartë në ofrimin e shërbimeve tona.