Punonjësit e “Siguri Inteligjencë” garantojnë që festa juaj dhe atmosfera mbas saj të jetë plotësisht e qetë dhe ambienti i sigurtë. Ne gëzojmë reputacion në ofrimin e shërbimeve profesionale të sigurisë në festa të ndryshme. Stafi ynë është i trajnuar dhe posedon njohuritë e nevojshme për të siguruar mirëqënien tuaj dhe të miqve gjatë festës dhe mbas saj.
Pjesë e punës tonë është të sigurohemi që jo vetem miqtë tuaj të kënaqen gjatë festës, por edhe “keqdashësit” e festës të qëndrojnë sa më larg. Një aspekt tjetër i sigurisë mbas festës është parandalimi i ngjarjeve të paparashikuara dhe aftësia për t’ju përgjigjur situatave emergjente. Kur turma dhe alkoli bëhen bashkë, sjell si rezultat kaos dhe dhunë. Punonjësit tanë të sigurisë private do të parandalojnë çdo lloj sjellje të paparashikuar, ndërsa janë trajnuar në formë të atillë që të kujdesen për çdo lloj incidenti që mund të ndodhë në prag feste, gjatë dhe mbas saj.
Kur ju kontraktoni “Siguri Inteligjencë” prioriteti ynë është jo vetëm siguria e pjesëmarrësve, por dhe mbarëvajtja e festës. Kontaktoni Siguri Inteligjencë në ( +355 ) 69 20 20 512 , një nga kompanitë lider të sigurisë për t’u siguruar plotësisht mbi mbarëvajtjen e festës suaj.