Këshilltarët e Sigurisë

Kompania “Siguri Inteligjencë” ofron shërbime gjithëpërfshirëse në fushën e sigurisë, ndërsa ka në përbërje të saj personel me eksperiencë në fushën e zbatimit të ligjit, ushtrisë dhe policisë. Këshilltarët e sigurisë kanë eksperiencë të gjatë dhe janë të aftë të ndërrmarin analiza risku sipas buxhetit tuaj në dispozicion. Këshillimi për çështjet e sigurisë është një proçes që përfshin identifikimin dhe vlerësimin e masa të sigurisë ekzistuese dhe përcaktimin e masave të reja të sigurisë, që i nevojiten klientit. “Siguri Inteligjencë” është e përgatitur në ofrimin e shërbimeve innovative të sigurisë, si zgjidhje e risqeve potenciale me të cilat përballen klientët tanë.

KËSHILLTARËT E SIGURISË OFROJNË EKSPETIZËN E MËPOSHTME:

  • Intervistë fillestare me klientin për njohjen nga afër të problemeve që  lidhen me sigurinë.
  • Intervistë me stafin e ri dhe të vjetër.
  • Raport – Vlerësimi  i shërbimeve ekzistuese të sigurisë dhe hapat që duhen ndërmarrë për përmirësimin e tyre.
  • Analizë e plotë e riskut.
  • Rekomandim dhe zbatim i objektivave.
  • Plan strategjik për përdorimin e kamerave me qark të mbyllur CCTV dhe teknollogji të tjera.
  • Proçedurat standarte të sigurisë.
  • Planet dhe projektet e sigurisë.
  • Vizitat në site dhe rekomandimet specifike për klientin.
  • Vlerësimi i pikave të dobëta dhe kërcenimeve potenciale.
  • Plan i manaxhimit të krizave dhe trajnim i manaxherëve.
  • Zhvillimin e politikave dhe proçedurave.
  • Urdhër i vend-qëndrimit të rojeve dhe instruksionet përkatëse.
  • Planifikimi emergjent dhe planet e mëvonshme të emergjencave.
  • Rimëkëmbjen nga katastrofa (Kush,Çfarë, Kur, Ku, dhe Si)
  • Investigimet – brenda dhe incidente specifike.

Si plotësim i këtyre shërbimeve të vlerësimit, ne ofrojmë suport operacional nëpërmjet Punonjësve të Shërbimit të Sigurisë Private, Truproja, Rojeve të Zjarrit, Drejtorët e Sigurisë së Zjarrit dhe Manaxherët.

 

Na Shkruaj

Kontakte